Tri ministri aspak nuk mundësuan qasje deri te informatat

 

Tri ministri aspak nuk mundësuan qasje deri te informatat e të cilat janë Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave si dhe disa ndërmarrje publike dhe shtëpi të shëndetit. Kështu tregon raporti vjetor i Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje deri tek Informatat me karakter publik për vitin 2016, njofton Portalb.mk.

Sipas raportit i cili është i qasshëm tek Kuvendi, më së shumti ankesa janë parashtruar për këto tri ministri.

Numri më i madh i ankesave janë nga shoqata qytetarësh. Informatat më të kërkuara ishin në lidhje me furnizimet publike, konkurse për zgjedhje dhe emërime, lista të informatave për investimet e huaja, numri i aplikuesve dhe përfituesve të mjeteve të programit IPARD, të dhënat për rrogat dhe kompensimet e të punësuarve në PSP dhe se sa mjete komunat i kanë ndarë për organizatat joqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button