Qyteti i Shkupit: Fontana nuk është e parashikuar që të lëvizin automjete të rënda

Qyteti i Shkupit pas dy ditëve shpjegoi se si erdhi deri te rënia e kamionit në fontanën e sheshit. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës së përgatitjeve të qendrës për t’i pritur lojtarët e Vardarit pas suksesit të tyre evropian, njofton Portalb.mk.

“Duam të theksojmë se fontana e sheshit “Maqedonia” është ndërtuar sipas të gjitha standardeve për ndërtimin e llojit të tillë të fontanës. Bëhet fjalë për sipërfaqe, e ashtuquajtur fontanë e thatë me armaturë të brendshme të betonit. Uji që spërkat nga fontana rrjedh mes pllakave, pastrohet dhe kthehet në sistem. Për shkak të kësaj mënyre të punës, fontanat e sipërfaqes askund në botë nuk janë parashikuar që sipër tyre të lëvizin automjete dhe veçanërisht ata të ngarkuar rëndë. Qyteti i Shkupit dëshiron të tregojë se rreth qendrës ka rrugë të zezë në formë të rrethit nga graniti që është projektuar të mbajë peshën e kamionëve.

Para mbajtjes së pritjes së lojtarëve të Vardarit, në qendër kishte 5 njerëz që i kanë drejtuar kamionët me mjete që të lëvizin pikërisht mbi rrugën e granitit. Kamioni që ra në sipërfaqen e fontanës mbante gardh ( pronësi e MPB-së) të parashikuar për hapësirën para dhe rreth binës. Por, edhe përkundër udhëzimeve nga personat se kah duhet të vozisin, vozitësi i kamionit e ka kthyer automjetin drejt fontanës edhe ka rënë. Ndërsa ata të tjerët që kanë ecur sipas udhërrëfyesve kanë kaluar pa problem. Gabimi i rënies së kamionit është te vozitësi i cili ka qenë i paralajmëruar më parë se vozitja andej është e ndaluar. Gjatë ditës së djeshme ekipi i Qytetit të Shkupit ka kryer inspektim në vend, fontana do të rregullohet dhe do të vihet në funksion”, thonë nga qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button