Ushqimet e efektshme në parandalimin e diabetit

Diabeti nuk njihet pa arsye si vrasës i heshtur. Numri i njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje është në rritje, kështu që diabeti ka tërhequr vëmendje dhe e ka alarmuar të gjithë botën. Megjithatë, ekzistojnë ushqime të cilat efektivisht ndihmojnë në parandalimin e diabetit, transmeton koha.net.

Trashja, mënyra joaktive e jetesës, mungesa e aktivitetit fizik dhe djegies së kalorive, ushqimet e ëmbla dhe të yndyrshme, janë shkaqet që çojnë në diabet. Për ta parandaluar këtë, duhet konsumuar shafran, dredhëza, djathë, jogurt, verë të kuqe, kanellë, mollë dhe spinaq.

Shafrani përmban kurkumë, e cila e shtyn dhe madje edhe e parandalon diabetin. Edhe pse nevojitet më shumë kohë për hulumtim për t’i përcaktuar efektet afatgjata të kurkumës, rezultatet e para janë premtuese.

Dredhëzat janë shumë të shijshme dhe duhet të konsumohen rregullisht. Shkencëtarët pohojnë se ato ndihmojnë në aktivizimin e proteinave në organizëm të cilat e reduktojnë kolesterinën e keqe dhe lipidet e gjakut, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e diabetit. Eksperimentet në minj kanë treguar se dredhëzat ndihmojnë në uljen e glukozës në gjak.

Djathi dhe jogurti janë gjithashtu efektivë në parandalimin e diabetit. Por vetëm ato me pak yndyrë. Ekspertët besojnë se bakteret e shëndetshme të cilat i përmbajnë ato, kanë efekte të dobishme anësore.

Vera e kuqe e përmban komponentin resveratrol e cila i ndihmon funksionet e sheqerit në gjak duke e rregulluar insulinën. Megjithatë, kjo nuk është arsye për ta pirë të gjithë shishen. Çelësi është tek masa.

Kanella ka efekte të shumta pozitive në shëndet, ndërsa ndër të tjera e ul glukozën në gjak, si dhe nivelet e triglicerideve, kolesterinës së keqe, duke e përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës. Kanellën pluhur mund ta vendosni në tost apo në kafe.

Mollët përmbajnë antocianinën, një kimikat që ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.

Spinaqi është i pasur me ushqyes, ndërsa një studim britanik zbuloi se konsumi i spinaqit çdo ditë e zvogëlon rrezikun e diabetit me 14 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button