Çka duhet të bëni nëse digjeni nga dielli?

Sidomos tani, në fundjavat e para të plazhit, kur lëkura nuk është mësuar ende me temperaturat e larta, diegja e saj është një nga dukuritë më të zakonshme.

Nëse jeni të vëmendshëm, në ditët e para të javës (e hënë, e martë) do të shihni njerëz të skuqur në trup e fytyrë, nga fundjava që sapo kanë mbyllur, transmeton Zëri.

Në disa raste, kur tregohemi të kujdeshëm për të mos u ekspozuar gjatë në diell, diegja është e lehtë por në shumë raste të tjera, kur bëhemi maniakë me idenë që do të nxihemi brenda ditës, diegja është e rëndë. Bëhet pothuasje e pamundur të flesh apo zhvillosh çdo aktivitet tjetër të përditshëm.

Nëse deri dje jeni lyer me kosë, sot, po ju propozojmë një zgjidhje më të mirë.

Qumështi i ftohtë është zgjidhja ideale për të qetësuar lëkurën e skuqur, duke e ushqyer dhe ndihmuar atë. Ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe rrikthimin e saj në gjendjen e mëparëshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button