Trump e ka shpallur të zgjedhurin për drejtor të FBI-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka zgjedhur zyrtarin e lartë të Departamentit të drejtësisë, Christopher Wray, për drejtor të ri të agjencisë FBI.

“Do ta nominoj Christopher A. Wray, njeri me të arritura shumë të mira, që të jetë drejtor i ri i FBI-së”, ka shkruar Tump në rrjetin Twitter, transmeton REL.

Zoti Wray ishte ndihmës i prokurorit të përgjithshëm në periudhën 2003 – 2005, nën presidencën e George W. Bushit.

Zgjedhjen e presidentit Trump për drejtor të FBI-së duhet ta konfirmoj Senati i Shteteve të Bashkuara.

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është shkarkuar nga presidenti Trump, muajin e kalaur, derisa po vazhdon hetimi për përzierje të dyshuar ruse në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button