Mourinho: Atletico e meritoi finalen

Fjalët e para të Jose Mourinhos pas ndeshjes së humbur në “Stamford Bridge” nga super Atl. Madrid, nuk ishin shumë provokuese apo ofenduese të strategut portugez, siç jemi mësuar t’i dëgjojmë sa herë që ai pëson disfatë.

Këtë herë Mourinho, i dëshiroi fat skuadrës madriliene për finalen e madhe.
“Ishte një moment vendimtar i ndeshjes. Portieri i tyre bëri një intervenim të shkëlqyer dhe në aksionin e radhës u akordua penallti për ata pas së cilës vdiq loja.

Ndeshjet gjysmëfinale vendosën në detaje të vogla, dhe ajo minutë ishte detaj i vogël që vendosi gjithçka. I uroj Atl. Madridit, është një skuadër shumë e mirë që po i shkon për mrekulli edhe në ligën spanjolle, dhe sonte ata merituan finalen” tha Mourinho për të cilin ishte kjo gjysmëfinalja e katërt rresht, por për tu harruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button