Shkupi mbetet anëtare e Ligës së Parë

Skuadra e FC Shkupi edhe sot ka shënuar fitore me rezultat 1:3 ndaj Novacit, dhe kështu me rezultat të përgjithshëm 7:2 (4:1) ka siguruar edhe sezonin e ardhshëm 2017/18 të jetë në mesin e më të mirëve në kampionatin e Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë.

Në duelin e dytë trajneri Ardian Nuhiu kishte lënë të pushojnë numrin më të madh të futbollistëve, shkaku i obligimeve të agjërimit, ndërsa futbollistët më të rinj edhe një herë shfrytëzuan shansin për të luajtur një ndeshje që do të jetë përvojë më shumë edhe për sezonet në vazhdim.

Shkupi e filloi shumë mirë ndeshjen, duke marrë iniciativën që nga fillimi i ndeshjes, kështu që në minutën e 28-të ishte futbollisti i ri Fatih Ismaili që shënoi golin e tij të parë zyrtarë me fanellën e Shkupit. Edhe pse deri në fund të pjesës së parë Shkupi kishte edhe disa raste me anë të Bunjamin Shabanit dhe kapitenit Ermedin Adem, në pushim u shkua me këtë epërsi.

Pjesa e dytë filloi po me të njëjtin ritëm, ndërsa trajneri Nuhiu u dha mundësi edhe tre futbollistëve të rinj, siç janë Besir Ramadani, Xhavit Mamuti dhe Jasir Asani, ndërsa nga loja u larguan Sedat Berisha, Filip Janevski dhe Bunjamin Shabani.

Në minutën e 50-të, kapiteni i Shkupit Ermedin Adem shënoi përsëri ndaj Novacit, ndërsa ky ishte gol për epërisnë me 0:2. Por vetëm 13 minuta më vonë Bllagoja Naumovski shënoi për 1:2. Edhe në golin e tretë që shënoi Shkupi, autor ishte një nga futbollistët që premtojnë shumë, Xhavit Mamuti.  

Deri në fund të ndeshjes, Shkupi kishte edhe disa raste për të shënuar, por asnjë nga to nuk u konkretizua.

FC Shkupi e filloi ndeshjen me këtë formacion: Burhan Mustafa, Altin Sefo, Edis Maliqi, Besart Krivanjeva, Bunjamin Shabai , (Jasir Asani) Filip Janevski (Xhavit Mamuti), Sedat Berisha (Besir Ramadani), Fatif Ismaili, Fisnik Zuka, Emmanuel Mbella Ermedin Adem,

Në bankën rezerve ishin: Suat Zendeli, Agon Elezi, Bujamin Asani dhe Bejtulla Avdullai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button