Euroambasadori Zhbogar në takim në Ministrinë e Financave

Prioritetet dhe reformat e ardhshme të cilat duhet t’i zbatojë Republika e Maqedonisë në drejtim të proceseve eurointegruese dhe përmirësimit të koordinimit, për dobi dhe shfrytëzim më të madh të fondeve evropiane (IPA) në vend ishin temë e takimit të sotëm të ekipit ekonomik të Ministrisë së Financave me delegacionin e Komisionit Evropian të kryesuar nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samjuel Zhbogar.

Nga Ministria e Financave informojnë se nga përfaqësuesit e KE-së është shprehur mbështetje për prioritetet reformuese të Qeverisë në drejtim të integrimit të vendit në BE.

“Theks i veçantë i është vënë sjelljes së Strategjisë për menaxhim me financa publike, me ç’rast KE i përshëndeti angazhimet e Ministrisë së financave për sjelljen sa më të shpejtë të këtij dokumenti të rëndësishëm, ku prioritet do të jenë konsolidimi fiskal dhe transparenca në publikimin e të dhënave të buxhetit. Njëherësh, KE vazhdon me mbështetjen në drejtim të fillimit të ciklit të ri për përgatitjen e programit për reforma ekonomike, e cila është një prej dokumenteve bartëse në Procesin parainkuadrues të Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesë.

Në takim të dyja palët e kanë vërtetuar angazhimin e qartë të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button