Zaev: Jemi të përgatitur për zbatim të shpejt, efektiv dhe kualitativ të reformave kyçe

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, sot u takua me ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, ku kanë biseduar për prioritetet e Qeverisë së re, si dhe për hapjen e perspektivave të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO, njofton Portalb.mk.

“Jemi të përgatitur për zbatim të shpejt, efektiv dhe kualitativ të reformave që do të sigurojnë jetë kualitative për të gjithë qytetarët si dhe do të sigurojnë integrime euro-atlantike të Maqedonisë, ka thënë kryeministri Zaev.

Kryeministri ka shprehur pritshmëri se përkushtimi i Qeverisë drejt reformave do të jetë inkurajim për të gjithë qytetarët, për sektorin e biznesit në Maqedoni, për investitorët huaj të investojnë në Maqedoni me kapacitet dhe dijen e tyre, me të cilën do të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë në Maqedoni.

Në takim u përshëndet përkushtimi i kryeministrit për politikat gjithëpërfshirëse dhe transparenca, si vlera demokratike evropiane.

“Përcaktimet strategjike të Maqedonisë janë BE-ja dhe NATO dhe unë si kryeministër dhe Qeveria e re jemi të pagatitur të punojmë me përkushtim dhe në bazë të agjendës evropiane që do ta hap rrugën drejt zhvillimit të Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Zaev.

Ai në takim me ambasadorin francez, Timonie ka paralajmëruar edhe zhvillim të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button