Shkëndija të shtunën niset drejt Sllovenisë

Skuadra e Shkëndijës nuk ka pasur shumë kohë për pushim, pasi që nga e marta ka filluar me punë, ndërsa të shtunën udhëton drejt Sllovenisë, ku do të vijojë faza kryesore e përgatitjeve.

Futbollistët “kuqezi” kanë lënë pas ditën e dytë të fazës përgatitore nën drejtimin e shefit të ri të stafit teknik, Qatip Osmani. Ashtu si që ishte paralajmëruar sipas plan programit të hartuar prej paraprakisht, ditët e para janë të rezervuara për teste dhe matje fizike, si dhe ekzaminimet mjekësore. Kështu sot dhe nesër futbollistët kanë në plan punë në dy grupe. Deri sa një pjesë e lojtarëve realizojnë testimet mjekësore, grupi tjetër punon në teren nën komandat e trajnerit Osmani.

Kështu do të vazhdohet edhe sot, ndërsa nesër ( e enjte) për herë të parë skuadra do të punojë e kompletuar në teren, pa llogaritur lojtarët që kanë angazhime në reprezentacionin e Maqedonisë, Ferhan Hasani, Besart Ibraimi, Marijan Radeski, Egzon Bejtullai dhe Mevlan Murati.

Të shtunën skuadra udhëton drejt Sllovenisë, ku do të vijojë faza kryesore e përgatitjeve para pjesëmarrjes në eliminatoret e Liga Evropës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button