UNESCO: Ndaloni me planet për qendër skijimi në Galiçicë

UNESCO  e publikoi raportin për shkallën e mbrojtjes së rajoneve që janë shpallur si trashëgimi botërore, me ç’rast  gjendja me Ohrin është vlerësuar si më alarmante për shkak të mundësisë se realizimit të projekteve të parapara. Maqedonia ka dy vite kohë që të shpëtojë trashëgimine e saj të vetme natyrore dhe kulturore.

Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni veçmë alarmoi për këtë problem në dy filmat dokumentarët  “LIQENI PARA ZHDUKJES, INSTITUCIONET MENDOJNË VETËM PËR PROFIT” dhe “LIQENI I OHRIT NËN RREZIKUN E URBANIZIMIT” të publikuar më 10 dhe 11 prill të këtij viti.

“Nuk ka më asnjë dyshim se të ashtuquajturat projekte zhvillimore do të sjellin zhdukjen e vlerave të rajonit të Ohrit, në baze të së cilave është shpallur si i mbrojtur nga UNESCO”, vlerëson Aleksandra Bujarovska nga organizata “Front 21/42”.

“Kjo është koha e duhur për braktisjen e të gjitha planeve shkatërruese dhe zgjedhje të një rruge më ndryshe për zhvillimin e pasurisë më të madhe natyrore në vendin tonë”, apelojnë nga kjo organizatë.

Edhe në raportin e UNESCO kërkohet që autoritetet e Maqedonisë t’i shqyrtojnë opsionet për eko-turizëm, kurse planet për qendër skijimi dhe autostradë t’i ndalojnë menjëherë dhe t’i braktisin përgjithmonë.

“Në vitin 2017 misioni konludoi se një pjesë e planeve të mëdha infrastrukturore dhe urbanistike…do të sjellin ndryshime të pakthyeshme në rajonin e mbrojtur…”.

Misioni i UNESCO, i cili e vizitoi Ohrin në prill të këtij viti, me vendosshmëri rekomandon që të mos ndryshohen zonat ekzistuese e të mbrojtura të Parkut Kombëtar “Galiçica”.

“Më shume se tre vite luftojmë kundër vendimit për ndryshimin e zonave të mbrojtura në parkun kombëtar, e që kanë për qëllim krijimin e kushteve “ligjore” për ndërtimin e qendrës së skijimit, autostradës dhe zonave turistike zhvillimore”, thotë Bujarovska. “Paralajmërimi për joligjshmërinë e këtij vendimi, që me kokëfortësi u injoruan nga kompetentët, i shndërruam në iniciativë për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së saj dhe të njëjtën e parashtruam në Gjykatën Kushtetuese në shkurt të këtij viti. Shpresojmë se Gjykata do ta shfuqizojë vendimin ndërkohë që, pas qëndrimit të qartë të UNESCO, kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit ta ndalojnë planin për menaxhim me parkun kombëtar. Propozojmë që procesi të shfrytëzohet për përmirësimin e mbrojtjes së Galiçicës në vend të shkatërrimit të saj. Në këtë drejtim kërkojmë nga Banka Evropiane për Rikonstruim dhe Zhvillim, MEPSO dhe investitorët tjerë potencial që t’i alokojnë mjetet drejt projekteve të eko-turizmit”.

UNESCO i jep afat Maqedonisë që brenda dy viteve t’i implementojë rekomandimet nga raporti i fundit, si dhe ato nga 2016-ta, të cilat vendi jonë nuk i ka përmbushur. Obligimet ngërthejnë masa urgjente për ndaljen e planeve destruktive. Miratimin e Planit për menaxhimin e rajonit të Ohrit, kompletimin e vlerësimit strategjik të ndikimit kumulativ të të gjitha projekteve ndaj mjedisit jetësor në ato zona, vijë alternative e hekurudhës drejt Shqipërisë etj. Nëse nuk realizohen, porosia është e qartë: në vitin 2019 do të plotësohet kriteret që ohri të vendoset në listën e “Trashëgimisë botërore në rrezik”.

“Populli thotë – çdo e keqe e ka një të mirë. Ky është momenti  kur gabimet e deritashme mund të bëhen leksione të cilat do të na sjellin një progres të dukshëm “, thotë Iskra Stojkovska nga Front 21/42.

Sipas kësaj organizate, qeveria e re dhe parlamenti duhet formalisht t’i ndalojnë planet destruktive, dhe menjëherë pastaj të sigurojnë zbatimin e ligjit për menaxhimin e rajonit të Ohrit.

“Për këtë qëllim e organizojmë kampanjën “Një është! I vlefshëm është!”, në kuadër të së cilës tani më kemi vendosur komunikim konstruktiv me Parlamentin, një komunikim që presim të rezultojë me masa konkrete”, thotë Stojkovska.

Ngjarjen e përbashkët me deputetët Front 21/42 e paralajmëron për 21 qershor, kur është dita e Liqenit të Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button