Maqedoni, sëmundjet e sistemit për qarkullim dhe neoplazmat shkaqet më të shpeshta për vdekje

Në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar numri i personave që kanë ndërruar jetë është zvogëluar për 0,2 për qind dhe është 20.421 persona, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara numri më i madh janë të gjinisë mashkullore edhe atë 10.746 apo 52,6 për qind nga gjithsej personat e vdekur. Numri i foshnjave të cilat kanë ndërruar jetë është 273 dhe pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të personave të vdekur është 1,3 në 100 persona të vdekur.

Mosha mesatare tek personat e vdekur të gjinisë mashkullore është 70,3 vjeç, gjegjësisht 74,7 vjeç tek personat e gjinisë femërore, apo 4,3 vjet më e lartë se mosha mesatare shënohet tek gratë.

Sipas muajit të vdekjes, numri më i madh i rasteve 2.022 janë regjistruar në dhjetor.

Si edhe viteve të kaluara, pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur prej sëmundjeve të sistemit për qarkullim 53,3 për qind prej numrit të përgjithshëm të të vdekurve, më pas paraqiten neoplazmat me 1 për qind, raste tek të cilat shkak për vdekjen janë endokrinet, sëmundjet nutritive dhe metabolike janë përfaqësuar me 5,5 për qind, ndërsa rastet tek të cilat shkaku për vdekje janë sëmundjet e sistemit respirator janë përfaqësuar me 4,1 për qind të personave të përgjithshëm të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button