Bejli: Është mirë që Maqedonia ka bisedime me Greqinë

Në pyetjen gazetareske nëse Maqedonia mund të hyjë në NATO me emrin kushtetues, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli tha, se ajo do të jetë lëndë e bisedimeve mes partnerëve, njofton Portalb.mk.

“SHBA e përkrahë Maqedoninë dhe Marrëveshjen e Bukureshtit. Është mirë që Maqedonia ka bisedime me Greqinë dhe vedet tjera fqinje”, tha Bejli.

Ai tha gjithashtu tha se reformat në gjyqësor dhe në  fushat tjera janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë.

“Reformat të cilat tani miratohen janë shumë të rëndësishme në për sundimin e ligjit. Që nga fillimi duhet të diskutojmë me Qeverinë e re. Që nga fillimi duhet të bisedojmë, me Qeverinë dhe gjithë shoqërinë, por edhe me opozitën”, tha Bejli.

Sipas tij, vetëm nëse bashkohet i tërë vendi, reformat mund të arrihen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button