Pas 25 vjetësh, Roger Waters kthehet me albumin e ri

Pas 25 vjetësh, bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Waters, rikthehet me albumin e tij të ri, kur botës i duhet më së shumti

Bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Waters, është rikthyer në skenë me solo­albumin më të ri – “Is This the Life We Really Want?”, i pari i tij pas 25 vjetësh. Ai është prodhuar nga Nigel Godrich – producent i Radiohead dhe Beck – dhe është si një përmbledhje e momenteve dhe motiveve më të mira të Pink Floyd në fillim të mesit të viteve ‘70. Vendimi i tij për të bashkëpunuar me Gordich duket si një injektim shumë i nevojshëm i gjakut të ri. Pas një ndërprerjeje të punës në studio, që zgjati afro një çerek shekulli, Roger Waters është kthyer kur duhet më së shumti.

Herën e fundit, në albumin e tij të vitit 1992 “Amused to Death”, Waters po paralajmëronte botën për pothuajse saktësisht çfarë ka ndodhur – indiferencën e mediave dhe përhapjen groteske të politikanëve të luftës. Albumi i tij i ri, “Is This the Life We Really Want?”, mund të konsiderohet si një vazhdim i drejtpërdrejtë. Në këto kohë edhe më shqetësuese, ajo që i dallon këto dy albume simotra, është se “Is This the Life We Really Want?” ofron një copë shprese dhe një thirrje për të luftuar. Ky album është një distilim në shumë aspekte i mesazheve anti­fashiste, anti­imperialiste dhe antilakmisë, që Waters i ka transmetuar që nga Pink Floyd. Dhe, në fakt, në aspektin muzikor, ky është një incizim klasik si Pink Floyd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button