Maqedoni, sot pasdite priten reshje të rrëmbyeshme, erë e përforcuar dhe breshër

Sot pasdite dhe në orët e mbrëmjes në shumë vendeve do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht dhe në formë të motit të lig me reshje intensives të rrëmbyeshme të shiut, erë e përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Meteorologët paralajmërojnë se edhe në luginën e Shkupit pasdite dhe në orët e natës do të ketë kushte për paraqitje të motit të lig me reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, erë e përforcuar dhe paraqitje të breshrit.

Nesër kushte për jostabilitet me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima do të ketë në pjesët jugore të vendit, posaçërisht në gjysmën e parë të ditës. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, posaçërisht përgjatë Vardarit.

Prej nesër pasdite madje në ditët në vijim do të mbizotërojë mot stabil dhe i ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button