Shtatë persona e humbën jetën në dy sulme terroriste në Iran, është parandaluar sulmi i tretë

Në dy sulme të ndara, burra të armatosur hynë në Parlamentin e Iranit dhe në mauzoleun e ajatollahut Homeini, që ndodhet disa kilometra në jug të kryeqytetit. Në të dy sulmet, pothuajse të njëkohshme, jetën e humbën së paku shtatë persona, kumtuan mediat iraniane. Përgjegjësinë e mori “Shteti Islamik”.

Tre persona – njëri i armatosur me pistoletë, dhe dy me automatë “Kallashnikov” e kryen sulmin në qendër të Teheranit, deklaroi deputeti Ilija Hazrati në eterin e televizionit shtetëror.

Një deputet tjetër tha se njëri nga sulmuesit ka qenë i rrethuar nga forcat e sigurisë dhe se të gjitha daljet e ndërtesës janë bllokuar, kumtoi agjencia e lajmeve ISNA. Sulmuesit vranë shtatë dhe plagosën disa persona, kumtoi Tasnim.

Një person ka hedhur veten në ajër në katin e katërt të ndërtesës së parlamentit, kur njësitë speciale hynë për t’i likuiduar sulmuesit, kumtoi televizioni shtetëror.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, ka të dhëna të pakonfirmuara se sulmuesit kanë marrë katër pengje në ndërtesën e parlamentit.

“Isha në parlament, kur filluan të shtënat. Të gjithë ishin të shokuar dhe të frikësuar. Pashë dy burra si shtien në mënyrë joselektive”, tha një gazetar nga vendi i ngjarjes. Sipas mediave iraniane, Parlamenti i ripërtëriu punën pas sulmit.

Rreth gjysmë ore më vonë, një sulmues hapi zjarr ndaj mauzoleut të themeluesit të Republikës islamike ajatollahut Homeini dhe plagosi disa persona, kumtoi televizioni iranian “Pres”.

Agjencia shtetërore IRNA citon një burim zyrtar nga mauzoleu, sipas të cilit sulmuesi ka shtënë ndaj njerëzve dhe më pas ka kryer sulm vetëvrasës me bombë. Guvernatori i Teheranit tha se njëri nga sulmuesit kla hedhur veten në ajër në mauzoleun, ndërsa një tjetër sulmues është vrarë nga forcat e sigurimit. Sipas tij, në incident jetën e humbi edhe një i punësuar në Mauzole.

Mediumet iraniane lajmërojnë edhe për një grua e cila ka hedhur veten në ajër afër mauzoleut, por nuk është e qartë nëse ajo është vetëvrasësja me bombë, për të cilën fliste guvernatori.

Sipas Ministrisë iraniane për zbulim dy sulmet janë terroriste.

Ministria iraniane për zbulim kumtoi se ka parandaluar edhe një sulm të tretë terrorist dhe bëri thirrje që njerëzit ta evitojnë transportin publik.

Për këto sulme, përgjegjësinë e mori “Shteti islamik”.

“Luftëtarë të Shtetit islamik e sulmuan mauzoleun e Homeinit dhe selinë e Parlamentit në Teheran”, kumtoi agjencia e xhihadfistëve “Amak”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button