Ja edhe sa mund të qëndrojë në funksion Zvërlevski

Qeveria e re në seancën e djeshme ka filluar procedurën për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski, i cila, sipas dispozitave ligjore, mund të zgjas disa ditë, por edhe më gjatë se një muaj, njofton Portalb.mk.

Qeveria, siç u deklarua mbrëmë, kërkon shkarkim të Zvërlevskit për shkak të kryerjes së funksionit joligjor dhe të vonuar. Megjithatë, para propozimit në Kuvend, që vendoset për emërimin dhe për shkarkimin e prokurorit publik. Qeveria duhet të kërkojë mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publik.

Sipas nenit 67 të ligjit për prokurorë publik, Këshilli ka afat 15 ditë nga dita e pranimit të propozimit, të dorëzojë te Qeveria arsyetim me mendim pozitiv ose negativ me shkrim.

Nëse Këshilli i prokurorëve publik për arsye të justifikuara nuk e bën këtë në afatin e parashikuar, atëherë sipas ligjit i jepen 15 ditë të reja.

“Nëse Këshilli i prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë nga arsye të justifikuara në afatin e parashikuar nuk dorëzon mendim te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, afati vazhdohet edhe 15 ditë. Nëse edhe në këtë afat Këshilli nuk dorëzon mendim, konsiderohet se nuk e mbështet propozimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, qëndron në paragrafin e 8 të nenit të ligjit për prokurorë publik.

Deri sa zgjat procedura në Këshillin e prokurorëve publik, kryetar aktual i të cilit është Petar Anevski, prokurori shtetëror publik, Marko Zvërlevski, ka të drejtë që më shkrim ta jap qëndrimin e tij për ligjin e Qeverisë për shkarkimin e tij. Por, ai nuk ka të drejtë të marrë pjesë në seancë të Këshillit të prokurorëve publik, neni i të cilit është sipas detyrës zyrtare, ku do të diskutohet sipas ligjit për shkarkim. Në seancë nuk mund të marrë pjesë as ministri i drejtësisë.

Ndryshe, e njëjtë është edhe procedura për emërimin e prokurorit të ri shtetëror, ku Qeveria, gjithashtu, ka detyrim të kërkojë mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publik për kandidatët e propozuar. Ndryshe, në këtë rast është vetëm nëse Këshilli nuk del me mendim edhe pas afatit të dytë prej 15 ditëve, konsiderohet se ka dhënë mendim pozitiv, gjegjësisht pajtohet me listën e propozuar të kandidatëve për prokurorë publik të Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri Zaev dje përsëri e ftoi Zvërlevskin të jep dorëheqje dhe me këtë ta përshpejtojë procedurën për shkarkimin e tij.

Kryeministri theksoi se pret që në vend të Zvërlevskit, prokuror i ri publik të emërohet ekspert dhe porositi se askush nuk duhet të ketë ambicie politike në lidhje me zgjedhjen e njeriut të parë të Prokurorisë Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button