Rrjeti atmosferik në Çair jofunksional! (FOTO)

Banorët e komunës së Çairit shprehen të revoltuar pasi që pas çdo shiu sado pak i rrëmbyeshëm që është, atyre u grumbullohet para oborreve, e madje në disa raste ju hyn edhe në shtëpi. Ata thonë se sapo të dëgjojnë paralajmërimet për mot me shi, ata parapërgatiten pasi që e dinë se çfarë i pret.

Banorët për Portalb.mk thanë se problemet e mbledhjes së ujit dhe vërshimeve nuk kanë përfunduar në lagjet e Çairit edhe pas vendosjes së rrjetit atmosferik.

“Kjo nuk është normale, të bëhemi neve gati për të pastruar kanalizimet dhe për të hapur kapakët e tyre gjithmonë  që bie një shi pak i rrëmbyeshëm. Vendosim dërrasa të mbështjella me batanije te dyert e shtëpisë që të mos na hyjë uji brenda, kjo është e tmerrshme jetojmë në kryeqytet dhe atë në shekullin 21 kurse neve vazhdojmë t’i kemi këto probleme”, tha Blerim Hajdari, banor.

Vershime Çair

Ndërkaq vetëm kohë më parë u ndërtua rrjeti atmosferik në këtë komunë, punimet e së cilit u stërzgjatën dhe i njejti kapi shumën prej 23 milion denarësh, por si duket nuk funksionon si duhet.

“Nuk e di përse e bënë atë kanalizim i cili prapa nuk e ngre ujin. Rrugët e lagjes Xhon Kenedi ishin si kanalet e Venedikut në to nuk kalohej me makinë e lëre më në këmbë. Duam informacion, ku po shkojnë paratë nga tatimi jonë? Apo mos ndoshta vetëm kanë hapur gropa për të na bindur se kanë vendosur atmosferik? Apo kanë përdorur material të dobët dhe jo adekuat i cili nuk është në gjendje të përballon shira të rrëmbyeshëm. Nëse nuk është në gjendje ti bëjë ballë shirave, atëherë për çfarë investuan kaq shumë? Për të vjedhur?, thotë Kreshnik Tahiri, banor.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj komune ankohen për neglizhencë institucionale.

Vershime Çair

“Askush s’do të ia dijë për neve. Po na morri uji, na merr. Nuk e di  çfarë të them, më komunë të korruptuar s’kemi pas ndonjëherë”, tha Xhavit Islami, banor.

Ndërkaq gjatë vikendit që lamë pas, Shkupi u kaplua nga shira të rrëmbyeshëm me ç’rast rrugët e komunës së Çairit ishin të mbushura me ujë, gjë që vështirësonte qarkullimin si dhe lagjet e kësaj komune u ballafaquan me probleme të shumta duke u munduar që të mbrojnë shtëpitë e tyre nga vërshimet.

Vershime Çair

Kurse nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se janë njoftuar lidhur me mbledhjen e ujit gjatë shiut dhe se pritet sanimi i problemit të rrjetit atmosferik.

“Jemi të njoftuar me atë se u mblodh ujë gjatë reshjeve të shiut dhe kemi kontaktuar ekipin që kreu punimet që të intervenojë dhe të sanojë problemin me qëllim që të arrihet standardi i cili edhe është paraparë me këtë projekt”, thonë për Portalb.mk nga Qyteti i Shkupit.

Gjithashtu mbledhja e ujit shkaktoi dëme edhe në asfaltimin e rrugëve, ku në afërsi të shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në Shkup është shembur asfalti i ri i cili u vendos për mbylljen e hapjes së punimeve të rrjetit atmosferik.   /Portalb

Vershime Çair

Vershime Çair

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button