Zaev: Nuk do të shkatërrohet “Shkupi 2014”, “mercedesi” i Gruevskit është shqyer nga macet

Nuk kemi ndërmend të hargjojmë para të popullit për shkatërrim të ndërtimeve të dala nga projekti “Shkupi 2014”, por dua që së paku një fasadë ta “zhvesh” tha kryeministri Zoran Zaev në debatin e sotëm, njofton Portalb.mk.

“Ata janë dëshirat e individit, por nuk kam ndërmend të hargjojë para për shkatërrim dhe zhvendosje të përmendoreve”, tha Zaev.

LEXO: PSP për Mercedesin 600 mijë eurosh të Gruevskit

LEXO: Mercedesi 600 mijë euro i Gruevskit

Se çfarë do të ndodh me “mercedesin”, Zaev u shpreh se ai nuk do ta shesë ngaqë ka humb shumë vlerë nga momenti që është blerë dhe se nuk do ta shfrytëzojë të njëjtin.

“Shuma e “mercedesit” ka qenë 580.000 euro, nëse e shesim tash nuk do të kushtojë më shumë se 440.000 euro. Me shumë gjasa do ta shfrytëzojmë për delegacione ndërkombëtare. Ai është lënë në garazh, i shkatërruar, i shqyer nga macet. Shpresoj se ministri i Punëve të Brendshme sa më shpejtë do t’i thërrasë gazetarët që të shohin gjendjen e “mercedesit””, tha Zaev.

Se çfarë do të porosisë Qeveria në 100 ditët e para, Zaev u shpreh liri dhe lehtësim të buxhetit familjar.

“Bëhet fjalë për 30 ligje , të cilat kanë impakt të menjëhershëm, kurse disa do të realizohen me para të buxhetit të ri”, tha Zaev.

Zaev bëri të ditur se ishkryeministri Nikolla Gruevski haptasi ka kërkuar amnisti për krimet e bëra, por që marrëveshje nuk ka për këtë.

Zaev refuzoi të flasë për emrat se nëse Artan Grubi mund të jetë kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), dhe Zoran Verushevski të vijë në krye të Drejtorisë së Byrosë për Siguri Publike (BSP) nga ku tha se po zhvillohen debate në lidhje me këto dy drejtori të MPB-së.

Sërish ai vlerëson se edhe pse ka prej atyre që thonë se pozita e DSK-së duhet t’i takojë shqiptarëve, ai është për atë se në krye të këtij institucioni të qëndrojë më shumë një profesionist se sa një pëfaqësues politik.

LEXO: Zaev: Maqedonia ka rreth 1 miliard euro borxh të fshehur

LEXO: Shkarkimi i Zvërlevskit, Zaev: Të kandidojnë të gjithë ekpertët dhe personat e pavarur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button