Pepe “ndahet keq” nga Real Madridi

Futbollisti portugez, Pepe, pas përfundimit të kontratës së tij me ekipin e Ligës së Parë Spanjolle të Futbollit (La Liga), kritikoi trajnerin Zinedine Zidane dhe stafin menaxhues të klubit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pepe, i cili foli për një radio spanjolle tha se kontrata e propozuar nga klubi Real Madrit për të cilin luante për 10 vite, nuk po i përmbushte kërkesat e tij. “Nuk i thashë lamtumirë Zidane-it, sepse ai dhe Real Madridi para meje e dinin se unë do të largohem”.

Duke u shprehur se Zidane përkundër asaj që ka qenë i suksesshëm në Real Madrid nuk ka qenë korrekt ndaj tij, mbrojtësi 34 vjeçar lavdëroi ish-trajnerin e klubit spanjoll Rafael Benitez, duke thënë se “Unë e pëlqeja shumë më shumë sinqeritetin e Benitezit. Unë e identifikoj vetëm me shumë me atë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button