Sadije Berisha nxjerr foton e martesës së parë: Burrin nuk e njihja, shkova e virgjër sipas traditës

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sadije Berisha është kthyer pas në kohë dhe flet për martesën e saj të parë, që e quan një dasmë tradicionale, myslimane-shqiptare, transmeton gazeta blic.

“Nëna ime vetëm më dha disa fotografi shumë të vjetra. Pas në kujtesë…Kjo është ajo foto nga një martesë tradicionale, “me shkuesi” (myslimano-shqiptare). Isha 20 vjeç ,e virgjër me flokë të gjatë (nuk më lejohej t’i prisja). Flokët e mi kanë arritur deri në gjunjë në moshën 20 vjeçare..

Është fotoja e parë që kushëriri im Fadil Berisha më shkrepi.Atë kohë m’u dha për burrë tërësisht një i huaj. Buzëqeshja në martesën tënde nuk ishte e lejuar (për nusen), por megjithatë …. në rrethana të tilla … kush do të donte?”, shkruan Sadija.

sadije-berisha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button