Hekurudhat e Maqedonisë dënon grevën: mbetemi peng i një grupi të punëtorëve

Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura dënon grevën e makinistëve në Hekurudhat e Maqedonisë-Transport.

“Në të gjithë këtë situatë NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura dhe Hekurudhat e Maqedonisë- Transport janë peng i një grupi të punëtorëve sepse në trafikun hekurudhor nuk ekziston operator tjetër i cili bën transportin e njerëzve dhe mallrave dhe për këtë qëllim të dy kompanitë e posaçërisht Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura po përballet me humbje të larta financiare, sepse kompanitë transportin e mallrave të tyre e orientojnë drejt vendeve të treta ose transportin e bëjnë me mjete të tjera transportuese”, thonë nga HM-ja.

Sipas tyre, problemet në sistemin hekurudhor u shfaqën me ndryshimet e ligjit për sistemin hekurudhorë në nëntor të vitit 2011, me të cilin, siç thuhet në kumtesë, në kundërshtim me direktivat 2001/14 dhe 2012/34 të BE-së u ndaluar liberalizimi i tregut.

“Kjo situatë e re e krijuar i mundësoi ndërmarrjes Hekurudhat e Maqedonisë- Transport pozitë të monopolit. Me këtë një grup i punëtorëve e mbajnë peng gjithë sistemin hekurudhor. Si rezultat i kësaj politike të gabuar, shfrytëzimi i kapacitet të infrastrukturës hekurudhore nuk është më i lartë se 5 deri 7 % edhe pse ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura është e gatshme që në çdo moment të japë shërbimet e saj për shumë më tepër operatorë. Ndryshimet e këtij ligji kontribuuan që humbjet në dy kompanitë të rriten, posaçërisht në ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura”, shtojnë nga HM.

Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura nga Qeveria e re Reformatore kërkon që të kthehet ligji dhe të mundësohet liberalizimi i tregut të sistemit hekurudhor në pajtim me direktivat evropiane.

“Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura me liberalizimin e tregut në sistemin hekurudhor do t’i rritë mjetet financiare nga pagesa e taksës për shfrytëzimin e infrastrukturës hekurudhore. Kjo tregon se me liberalizimin e tregut hekurudhor në Republikën e Maqedonisë, ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura është e gatshme të japë shërbime edhe operatorëve të tjerë të cilët janë të interesuar të hyjnë në treg”, përfundojnë nga Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button