Sheqerinska uron Malin e Zi për anëtarësimin në NATO: Suksesi juaj është suksesi ynë i përbashkët

Ministrja e Mbrojtjes, Radimilla Shekerinska dërgoi urim deri te ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq me rastin e anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

“Suksesi juaj është suksesi ynë i përbashkët dhe sukses i tërë rajonit. Si anëtare të përbashkëta të Kartës së Adriatikut pres mbështetje të tërësishme dhe pa rezervë nga Mali i Zi në procesin e integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, e cila mbetet fuqishëm e përkushtuar në këtë përcaktim strategjik”, thekson ministrja Shekerinska.

Shpreh kënaqësi nga zhvillimi i deritanishëm i marrëdhënieve mes të dy shteteve në frymën e miqësisë së krijuar, me intencë të zhvillohet në çdo sferë nga interesi i ndërsjellë.

Paraprakisht, ministri Boshkoviq dërgoi urim me rastin e emërimit të ministres Shekerinsa në pozitën ministre e Mbrojtjes.

“Duke pasur parasysh se tërë rajoni, madje edhe tërë Evropa ballafaqohen me sfida të reja të sigurisë, vlerësoj se bashkëpunimi i mirë fqinjësor është parakusht për rajon stabil dhe prosperues”, theksoi ministri Boshkoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button