Lëvizja BESA: Urgjentisht të procedohen rastet “Monstra” dhe “Sopoti” (VIDEO)

Lëvizja BESA në konferencën që u mbajt sot kërkoi nga kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe Prokuroria Speciale Publike që urgjentisht t’i procedojnë rastet e montuara ndaj shqiptarëve, “Monstra” dhe “Sopoti”, njofton Portalb.mk.

“Derisa Prokuroria Speciale Publike u tregua shumë e shkathët dhe efikase dhe iu mjaftuan vetëm 24 orë për verifikimin e të kaluarës së ministrave të BDI – së, kërkojmë dhe presim që me të njëjtën urgjencë të procedohen edhe rastet “Monstra” dhe “Sopoti”, për të cilat ka prova të shumta të cilat e konfirmojnë pafajësinë e shqiptarëve të cilët padrejtësisht mbahen nëpër burgje”, tha zëdhënësja Njomza Imeri Ismaili.

Nga atje thonë se Zoran Zaev gjatë publikimit të bombave ka shprehur se në to ka meteriale ku dëshmohet se të akuzuarit e këtyre dy rasteve janë të pafajshëm dhe prandaj kërkojnë prej tij që të ndërmerr hapa për këto raste.

“Të burgosurit në dy rastet më të ndjeshme gjyqësore, “Monstra” dhe “Sopoti”, të cilët janë edhe subjekt i hetimit të Prokurorisë Speciale, ngaqë këto raste apostrofohen në përgjimet e publikuara nga kryeministri i tanishëm i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili është deklaruar publikisht se  ekzistojnë dëshmi se shqiptarët që janë viktimë e këtyre proceseve të montuara, gjykohen pa të drejtë, por drejtësia në rastin e tyre është duke u vonuar”, tha Ismaili.

Lëvizja BESA kërkon nga qeveria e Zoran Zaev që sa më parë të mundësojë prodhimin e vendimeve të drejta gjyqësore dhe të ndërprehet një herë e përgjithmonë funksionimi i drejtësisë me standarde të dyfishta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button