Aparati fotografik “Instax” është digjital (Video)

Ky është aparati i parë  ‘instax’ që është gjithashtu edhe digjital. Fujifilm’s Instax SQ10 është aparati i ri për foto të çastit.
Ka dy mënyra të bërjes së fotove, auto dhe manual. E para mund të përdoret kur dëshironi të printoni çdo shkrepje, si aparatet e tjera të llojit Instax, ndërsa e dyta, manual, për të printuar fotot që ju dëshironi.

Vetë aparati ka memorie të brendshme për 50 foto, dhe të paktën 1 mijë foto për GB me kartën microSD. Gjithashtu ky Instax ka 10 filtra, exposure dhe vignette. Në këtë mënyrë mund ta rregullosh foton si të duash, para se ta printosh.

Megjithatë ai nuk vjen me çmim të lirë. Kamera kushton 279 dollarë, dhe çdo paketë filmi kushton 17 dollarë. Ky aparat tashmë është në shitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button