Miqësorja Maqedoni – Turqi përfundoi në barazim

Ndeshja miqësore në mes reprezentacionit të Maqedonisë dhe asaj të Turqisë, që u zhvillua në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, ka përfunduar në mënyrë paqësore, duke mos arritur të shënojnë gol asnjëra përfaqësuese.

Ekipet e reprezentacioneve ndeshjen e filluan duke kërkuar golin. Ishte futbollisti shqiptar i Maqedonisë Ezgjan Alioski që në minutën e 19-të krosoi drejt portës së turqve nga goditja e lirë, kur Mojsov goditi me kokë dhe shënoi gol, por gjyqtarët anuluan golin shkaku i pozitës jashtë loje.

Në disa raste futbollistët turk organizuan disa kundërsulme përmes Arda Turan dhe Gonul Gokhan, por duke mos e rrezikuar portën e Maqedonisë.

Edhe Goran Pandev shënoi një gol nga pozita jashtë lojë, e deri në fund të ndeshjes futbollistët e Maqedonisë kishin edhe disa shanse nëpërmjet kundërsulmeve. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button