Zaev përsëri e ftoi Zvërlevskin që të japë dorëheqje

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, edhe njëherë i ka bërë thirrje prokurorit, Marko Zvërlevski, që të japë dorëheqje, njofton Portalb.mk.

Zaev këtë e ka bërë që në ditën e parë të punës, pas thirrjes së tij paraprake kur u zgjodh Qeveria. Ai theksoi se Zvërlevski duhet që një ditë e më parë të mbarojë me dorëheqje që të mundet të shkurtohen afatet në procedurë të rregullt.

Zaev tha Zvërlevski është njëri nga simbolet e uzurpimit të shteit ttë drejtë dhe për atë, sipas tij, është e nevojshme që të jepet mundësi për fillim të shpejtë të gjyqësorit të pavarur.

Kryeministri paralajmëroi rizgjedhje të gjykatësve duke e ndjekur praktikën evropiane dhe pret që askush të paktën publikisht nuk do të kundërshtojë për ndërtimin e gjyqësorit të pavarur.

Zaev tha se ekziston qëndrim i ndërtuar mes tij dhe liderët e partive koalicionuese për vazhdimin e mandatit të PSP-së dhe paralajmëroi se nëpërmjet procedurës parlamentare dhe debatit do të përpiqen që ta ndryshojnë qëndrimin e VMRO-DPMNE-së dhe se ata do të votojnë për vazhdimin e mandatit të PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button