MPB: Padi penale për nëntë persona për ngjarjet në Kuvend

Lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij vitit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, SPB Shkup sot deri te Prokuroria Themelore Publike – Shkup parashtroi padi penale kundër nëntë personave, për shkak dyshimeve të bazuara se kanë kryer dhunë ndaj njerëzve dhe kanë dëmtuar pronë.

Këto persona, siç qëndron në kumtesën e MPB janë të dyshuar se kanë kryer tre vepra penale “pjesëmarrësve në turmë që do të pengojë personat zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare”, “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë” dhe “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, të parapara dhe ndëshkuara sipas nenit 384 dhe 385 nga Kodi Penal, transmeton MIA.

Janë paditur Z.T (51), G.C (49), V.P (21) të tre nga Shkupi dhe D.M (29) dhe V.M (46)  të dy nga Koçani për shkak dyshimit për vepër të kryer penale “pjesëmarrje në turmë që do ta pengoj personin zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare”.

N.P (38) dhe P.M (220 nga Shkupi dhe S.P (21) nga Kërçova janë paditur për shkak dyshimit për vepër të kryer penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale”, ndërsa A.M (22) nga Shkupi i cili dyshohet për tre vepra të kryera penale “pjesëmarrje në turmë që do ta pengojë personin zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare” “sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të punës së sigurisë” dhe “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button