Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Turqia, i kanë filluar ushtrimet ushtarake

Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Turqia, i kanë filluar ushtrimet e përbashkëta ushtarake afër Tbilisit.

Ushtrimet kanë filluar sot dhe zgjasin deri më 14 qershor, ka njoftuar Ministria e mbrojtjes e Gjeorgjisë, transmeton REL.

Kjo ministri tha se forcat nga tri vendet fqinje do të koordinohen dhe do të ndërmarrin operacione speciale, përfshirë ushtrime ushtarake tokësore dhe ajrore.

Kjo është hera e tretë që këto tri vende mbajnë ushtrime të përbashkëta, ndërsa stërvitja e parë ishte mbajtur në vitin 2009.

Dy ushtrimet e mëparshme janë mbajtur në Turrqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button