Qatip Osmani e filloi aventurën e re me Shkëndijën

Shkëndija sot nis përgatitjet verore para pjesëmarrjes në eliminatoret e Liga Evropës, ndërsa para grumbullimit të parë para mediave ka folur trajneri i ri Qatip Osmani. I konfirmuar disa ditë më parë si udhëheqës i ri si skuadrës “kuqezi”, legjenda e Shkëndijës në prononcimin e tij të parë pas rikthimit në skuadër nuk ka fshehur kënaqësinë që sërish bëhet pjesë e klubit ku arriti sukseset më të mëdha si futbollist dhe trajner.

“Jam shumë i lumtur që kthehem në klubin ku kam kaluar karrierën time si futbollist, pastaj edhe si trajner. Falënderoj klubin, familjen Destani që më dhanë besimin të udhëheq një klub si që është Shkëndija “, deklaroi Qatip Osmani, që paralajmëroi se tendenca e tij do të jetë Shkëndija të prodhojë futboll të bukur përmes së cilit do të kërkohet suksesi, ndërsa në përbërje duke kërkuar kualitetin gjithmonë hapësirë do të gjejnë talentet nga shkolla e “kuqezinjve”.

“Sigurisht se me ardhjen time në klub pritet diçka ndryshe dhe rezultate edhe më të mira dhe në atë drejtim do të punohet. Do të mundohemi të risim gradualisht nivelin e lojës dhe shpresoj të arrijmë atje ku duam. Nëse shkojmë sipas planit besoj se vetvetiu do të vijnë edhe rezultatet“, shtoi Osmani.

Pas konferencës për shtyp, trajneri Osmani realizoi grumbullimin e parë me futbollistët, duke shënuar startin e përgatitjeve. Ditët e para skuadra do të kryejë testet e nevojshme mjekësore dhe fizike, ndërsa më 10 qershor ekipi udhëton drejt Moravske Toplices të Sllovenisë ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve, gjatë të cilave parashihet zhvillimi i tre ndeshjeve kontrolluese si parapërgatitje për sfidat që e presin klubin në eliminatoret e Liga Evropës.​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button