fbpx

Këto janë arsyet pse duhet të konsumoni hurma çdo ditë

Hurma është një frut me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Përmban të mira shëndetësore dhe vetëm tri t’i konsumoni në ditë, gjëra të mrekullueshme do të ndodhin.
Hurma përmban magnez, kalium, vitaminë B6, bakër, fibër, mangan.

Dobitë për sistemin e tretjes:
Nëse vuani nga IBS, kapsllëku, ose probleme të tjera të tretjes, hurmat janë gjithçka që ju nevojitet.

Falë fibërit që përmban hurma, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit në zorrë të trashë.
Hurmat gjithashtu janë kurë për hemorroide, transmeton lajmi.net

Çliron dhimbjet
Hurma ju ndihmon që të keni më pak dhimbje dhe redukton enjtjen, për shkak që është e pasur me magnez.
Sipas hulumtimeve, magnezi në hurmë zvogëlon infeksionet arteriale, gjithashtu eleminon shanset për sëmundjet kardiovaskulare po aq sa sëmundjen alzheimer.

Ndihmon në shtatzëni të shëndetshme
Sipas hulumtimeve që janë bërë në UST, gratë të cilat kanë ngrënë katër javët e fundit të shtatzënisë së tyre hurma, kanë pasur lindje më të lehtë.

Presioni i lartë i gjakut dhe goditja
Përderisa hurmat përmbajnë magnez, ato janë të shkëlqaeshme për të ulur presionin e lartë të gjakut.
Gjithashtu, pasi që janë të pasura me kalium, hurmat ndihmojnë në funksionimin më të mirë të zemrës.
Shumë studime kanë treguar se magnezi ulë shanset e sulmeve në zemër 100% për çdo 100 mg magnes që mund të merrni çdo ditë.

Ndihmon në funksionim të trurit
Studimet tregojnë se kur një person ka mjaftueshëm vitaminë B6 në sistemin e tyre, truri funksionon shumë më mirë.
Jeni më të fokusuar, kujtesa juaj punon më mirë, dhe shumë më lehtë qaseni ndaj informacioneve.
Hurmat janë ushqim perfekt për një mendje të mprehtë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close