Zaev do ta heq gardhin e ndërtesës së Qeverisë

Qeveria e re e kryeministrit Zoran Zaev synon ta shemb gardhin e hekurt që e ka rrethuar ndërtesën e Qeverisë, shkruan TV Tellma, njofton Portalb.mk.

Ky gardh është vendosur në shtator të vitit 2015 nga kompania ndërtimore e Shkupit “Bayer BG” dhe kushton 700 mijë euro.

Është e mundur që heqja e gardhit të vendoset në rendin e ditës së sotme të seancës së Kuvendit dhe ne të njëjtën do të konfirmohet se si është ndërtuar dhe në çfarë mënyre do të demontohet.

Qëllimi është që rreth ndërtesës së qeverisë të zgjerohet hapësira e cila do të jetë e lirë për lëvizjen e qytetarëve, ndërsa kryeministri ka kërkuar që dyert të jenë gjithmonë të hapura përderisa akoma nuk hiqet gardhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button