Arben Taravari për Portalb: Imer Selmani nuk do të jetë këshilltari im

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një deklaratë për Portalb.mk, i hedh poshtë shkrimet nëpër media se ish ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani, do të jetë këshilltari i tij.

“Këshilltari im tash për tash është vetëm Omer Xhemanili, nuk është e vërtetë ajo që shkruhet nëpër media.  Imer Selmanin e kam shok, kam pi kafe dhe do të vazhdojë të pi. Sa për transparencë, mund të them që një natë që kemi pirë kafe me Imer Selmanin, na ka parë një përfaqësues i një portalit dhe ai e ka shpërndarë këtë lajm”, tha për Portalb.mk, Taravari.

Portalb.mk, është përpjekur që të kontaktojë edhe ish ministrin Selmani, megjithatë ai nuk ka qenë i kapshëm për redaksinë tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button