Aksident komunikacioni, lëndohen tetë policë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkupit, kur një makinë e tipit “Audi” me shpejtësi të madhe ka lëvizur dhe i ka prerë rrugën karvanit të policisë. Njëra nga makinat e policisë duke iu shmangur përplasjes është rrokullisur, me ç’rast janë lënduar 8 pjesëtarë të policisë.

Karvani i policisë po shkonte në drejtim të stacionit policor në Gjorçe Petrov. Dëshmitarët theksuan se policët e lënduar janë dërguar në Klinikat e Shkupit dhe tek Spitali i Qytetit.
MPB ka paralajmëruar se gjatë ditës do të jap hollësi për aksidentin, transmeton 21Media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button