Kryqi i Kuq mbledh 13 milionë euro gjatë koncertit në Mançester

Kryqi i Kuq Britanik ka mbledhur më shumë se 13 milionë euro gjatë një koncerti bamirësie mbrëmë në Mançester.

Koncerti i titulluar “One Love Manchester”umbajt të dielën nën masa të rrepta sigurie. Sipas organizatorëve, në koncert ishin më shumë se 50.000 pjesëmarrës, transmeton Vizion PlusBota.

Koncerti vjen dy javë pas një sulmi kamikaz gjatë koncertit të Ariana Grande, ku mbetën 22 persona të vrarë dhe 59 të tjerë të plagosur.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) më pas mori përgjegjësinë për sulmin.

Në koncertin e mbajtur mbrëmë në Mançester kanë marrë pjesë edhe këngëtarët si, Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Take That, Liam Gallagher, Pharrell Williams dhe Robbie Williams.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button