Kurti: Në Kosovë më lehtë është të jetosh si hajn se sa si njeri i ndershëm

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tubim elektoral në Viti. Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për qeverisjen e ardhshme të këtij subjekti politik.

Ai ka thënë se në Kosovë më lehtë është të jetosh si hajn se sa si njeri i ndershëm por sipas tij me qeverisjen e Vetëvendosjes do jetë e kundërta, shkrua Insajderi.

“Në Kosovë është bërë më lehtë të jetosh si hajn se sa njëri i ndershëm. Me Vetëvendosjen në qeverisje njerëzit e ndershëm do të kenë jetë të lehtë ndërsa për hajnat shumë e vështirë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se këta njerëz fillimisht duhet të dënohen me votë e më pas edhe me gjyq.

“Fillimisht duhet të i dënojmë me votë pastaj edhe me gjyq këtë mund të parandalojmë me 11 qershor duke votuar Vetëvendosjen”, ka thënë Kurti

Ai më tutje ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes nuk do të ketë politikan si ujq që e trajton popullin si lepuj.

“Me qeverisjen e vetëvendosjes nuk do të ketë politikan që janë si ujq e që popullin e trajtojnë si lepuj me vetëvendosjen populli do të bëhet ujk e politikanët lepuj”, ka thënë Kurti

Kurti më tej ka thënë se “tash e 18 vite Kosova është qeverisur nga njerëzit me mendje të ceket e me gjepa të thellë”, ndërsa garantoj se Vetëvendosja nuk do të zbrazet nga asnjë kriminel./Insajderi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button