12 të arrestuar për sulmet terroriste në Londër

Policia britanike ka bërë të ditur se numri i të arrestuarve për sulmin në Londër tashmë ka arritur në 12.

“Zyrtarë nga komanda kundër terrorizmit këtë mëngjes kanë arrestuar 12 persona në lindje të Londrës, në lidhje me sulmet e mbrëmshmë. Hetimet janë duke vazhduar edhe për të tjerë të dyshuar”, është bërë e ditur nga Policia, transmeton lajmi.net

Shtatë persona mbetën të vdekur kurse mbi 45 u lënduan nga dy sulme radhazi natën e kaluar në Londër.

Tre sulmuesit gjithashtu u vranë nga Policia britanike në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button