Aurela Gaҫe rrëfen takimin e parë me Skerdin… atëherë kur bënte si “gangstere”

Hera e parë që është takuar me atë që sot e ka bashkëshort dhe babanë e dy vajzave ka qenë dashuri me shikim të parë. Për takimin, Aurela ka folur edhe më herët, por jo për detajet, të cilat i ka rrëfyer në një intervistë të fundit për “Oktapod”.

E ftuar për të promovuar klipin e saj të ri “Fustani”, një këngë dhe një mesazh për të gjithë vajzat që kanë shumë kujtime dhe ëndrra të lidhura me fëmijërinë, Aurela, ndër të tjera, është përballur edhe me një miniintervistë “Hera e parë”, ku i është dashur të tregojë shumë prej herëve të saj të para.

Hera e parë kur është takuar me Skerdin? “Ka qenë dashuri me shikim të parë… Në Bllok”.

“Ne u takuam për punë. Na takoi shoqëria jonë  e përbashkët. Dr. Flori, bashkë me Albanin. Po flisnim për punë. Duke qenë se Skerdi është pjesë e prapaskenës, që njerëzit nuk e shohin (menaxheri), ai që bën gjithë gjërat që unë i bëja vetë dikur. Ai bën pjesën tjetër, bën gjithë menaxhimin.

Ai me atë kapelën karakteristike, me sytë e tij xixëllues (unë që bëja si e fortë). Pasi folëm, ai më bën një pyetje: Pse e ke bërë këtë këngën “Kesh” me Mc Kreshën. Donte të më blinte dhe të kuptonte pse kisha bërë një këngë e cila flet për vajzat që, le të themi, gjuajnë tipat me lekë. Dhe unë, që mendova se ky ishte ndonjë nga ata që kishte lekë dhe po i dhimbte, i kthehem: E pse të mos e bëj? Unë tregoj të vërtetën, ky është realiteti. Skerdi: Ok, ok, mirë, mirë, nuk thashë gjë, e lashë….”

Kaq ishte dhe pastaj, historia dihet. Me siguri, që aty Skerdi kuptoi që me Aurelën, vështirë të përballesh, por edhe ajo më vonë e kuptoi se para tij nuk mund të ishte më “gangsterja”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button