Musliu i bashkohet Demirit te Vardari

Skuadra e Vardarit ka marrë edhe një super përforcim, duke bërë për vete edhe një futbollist shqiptar, është ai Visar Musliu që deri dje mbante veshë fanellën e Renovës nga Xhepçishti.

Futbollisti 22 vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me kampionët e Maqedonisë, duke u bërë futbollisti i dytë shqiptar te kryeqytetasit pas Besir Demirit i cili veshi fanellën duke u larguar nga Shkëndija e Tetovës.

Dy futbollistët shqiptar Demiri dhe Musliu janë edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë U21, që do të luajë në Kampionatin evropian të futbollit këtë verë në Poloni, ndërsa ishin dy futbollistët kyç që ndihmuan në suksesin historik të Maqedonisë. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button