Mbyllet ura në Londër, dyshohet për sulm terrorist (VIDEO)

Policia e Britanisë së Madhe është duke u marrë me një incident në urën e Londrës, pasi një makinë ka hyrë në pjesën e këmbësorëve. Sipas mediave lokale disa persona janë plagosur pasi qe një furgon i bardhë ka goditur dhjetëra këmbësorë, duke lënë të plagosur disa prej tyre.

Incidentin e ka konfirmuar policia britanike, ku thuhet se janë duke hetuar se çka ka çuar deri te ky incident.

“Merremi me rastin që ka ndodhur në Urën e Londrës dhe kur të kemi më shumë informata do t’i shpalosim ato”, është deklarata zyrtare e policisë.

Derisa policia po merret me këtë rast, Ura e Londrës është bllokuar për qarkullim nga të dy anët e saja.

Më pas, sipas dëshmitarëve për mediat, ka pasur edhe të plagosur nga therrja me thikë.

Incidenti ndodh 2 javë pas sulmit në Manchester, ku mbetën të vdekur 22 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button