Mund ta imagjinoni dot Andrrën duke ulëritur nga xhelozia? Sinani rrëfen sikletin e madh pas atij mesazhi

Ajo është shumë e bukur dhe të gjithë mund të mendonin se kjo është e mjaftueshme që Sinani të bëhet xheloz për Andrrën, por e anasjella ndodh më shumë, me sa duket.

Të paktën kështu tregon Sinani në intervistën e tij të fundit për “Thumb”. I pyetur nga Fatma dhe Aulona për xhelozinë, ai tha se Andrra nuk i lë asnjëherë shkak për t’u bërë xheloz, megjithatë pranon se ajo është më shumë xheloze. Edhe sepse ai i ka lënë shkak me qindra-mijëra herë pa dashje: “Bashkëshortja ime është pak si shumë xheloze. Një rast i sikletshëm ka qenë në një koncert në Milano. Organizatori i koncertit nuk ishte mashkull, por femër, një vajzë shumë e re dhe shumë simpatike. Ajo që më ҫon mesazh në 12 të natës. Vjen mesazhi në telefon. Telefoni ishte jo në krahun tim, por në krahun e Andrrës. E merr telefonin ajo dhe lexon: “Zemër, hotelin do ta rezervoj, të marr dhomë dopio apo suitë?” Unë isha në gjumë, vetëm kur më vjen një shkundje… “Kush është kjooooo? Ajo që ulërinte. U zgjua djali, sherr i madh….” derisa ai ia shpjegoi dhe situata u qetësua.

Mund ta imagjinoni dot Andrrën e ëmbël? Po kush nuk do të bëhej xheloze në një rast të ngjashëm?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button