OH Hilal ndau ndihma për myslimanët e Prilepit

Në vazhdën e aktiviteteve humanitare me rastin e Muajit te bekuar te Ramazanit, sot OH Hilal e Bashkesise Islame në RM, shpërndau ndihma për myslimanët e territorit të Myftinisë së Prilepit. Me kete rast, kryetari i OH Hilal Mustafa Dauti bashkë me myftiun Shefket efendiun shpërndanë mbi pesë ton pako me produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike.

Myftiu i Prilepit shprehi falenderime te parezerva per Hilalin si dhe për Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rezhepin, për faktin që në çdo aksion humanitar kanë përfshirë edhe skamnorët e kësaj ane. Kurse kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti, ka falenderuar donatorët e shumtë që asnjëhere nuk kanë munguar sa herë që janë ndërmarur aksione humanitare për të varfërit, skamnorët dhe jetimët tanë. “Falë personalitetit dhe autoritetit te kryetarit tonë H.sulejman ef. Rexhepit, ne sot kemi miq të shumtë donatorë, te cilë gjithnjë i përgjigjen aksioneve tona humanitare. Sot gjendemi në mesin e myslimanëve të Myftinisë së Prilepit ku sapo shpërndamë mbi pesë ton ndihma humanitare. Këto aktivitete do t’i shtrijmë edhe nëpër vendbanime të tjera myslimane në vendin tonë”, është shprehur efendi Dauti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button