Pacolli: Hoti është alternativa e vetme

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, të shtunën i ka bërë thirrje elektoratit që të dalë masovikisht në zgjedhjet e 11 qershorit, në mënyrë që të largohen nga pushteti, siç u shpreh ai, “njerëzit që kanë zhvatur Kosovën për vite me radhë”.

“Ky koalicion do ta krijojë një qeveri ndryshe për Kosovën. Ju bëj thirrje të gjithëve që të dilni me 11 qershor masovikisht dhe t’i largojmë nga pushteti njerëzit që e kanë keqpërdorur besimin e tuaj dhe kanë zhvatur Kosovën për vite me radhë”, ka thënë Pacolli.

Ai tha së ka ardhur koha që të gjithë së bashku ta votojnë të nominuarin për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, pasi sipas tij ai është alternativa e vetme.

“Hajvalia dhe i gjithë Gollaku do të qëndrojnë pas Hotit dhe koalicionit të shpresës”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button