Gareth Bale njoftoi kolegët për transferimin në Man Utd

Gareth Bale raportohet se iu ka thënë kolegëve se do të largohet nga Real Madridi për transferim në Old Trafford.

Ish ylli i Tottenhamit ka pasur probleme të mëdha me lëndime gjatë këtij edicioni dhe ka qenë rrallë i përfshirë në formacionin startues nën udhëheqjes e Zinedine Zidanes, transmeton portali arbresh.info.

Lëndimet e kanë goditur rëndë anësorin, i cili ka startuar në vetëm 17 ndeshje në La Liga.

27-vjeçari është kërkuar gjatë javëve të fundit për transferim në Old Trafford pasi Jose Mourinho është i gatshëm të shpenzoj të holla të mëdha gjatë merkatos verore.

Madje, mbrëmjen e kaluar është raportuar se Real Madridi ka nisur negociatat me Manchester United rreth një marrëveshje për Gareth Bale.

‘Independent’ pohon që “Djajtë e Kuq” kanë pasur një progres të madh në garën për shërbimet e ish futbollistit të Tottenhamit. Ata pretendojnë se Bale iu ka thënë kolegëve se Manchester United është njëri nga klubet e pakta për të cilin do të largohej nga Real Madridi.

Sidoqoftë, gjithçka do të vërtetohet pas finales në UEFA Ligë të Kampionëve që zhvillohet sonte (e shtunë) në Cardiff kundër Juventusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button