Pirovska: Largimi i Zvërlevskit i domosdoshëm

Ndër reformat më të rëndësishme të paralajmëruara nga pushteti i ri duhet të jenë ata në gjyqësor dhe në administratën publike – theksojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile në emisionin “360 gradë” në Alsat-M.

Njëra nga gjërat kryesore për ta është largimi i Prokurorit Publik, Marko Zvrlevski dhe emërtimi i një prokurori të ri. Nëse Zvrlevski largohet, Këshilli i prokurorëve publikë duhet që qeverisë t’i dorëzojë mendim pozitiv për një kandidat i cili më pas do të zgjidhej nga ana e Kuvendit. Megjithatë Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit paralajmëron se ky proces mundet që qëllimisht të zvarritet nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Nëse Këshilli i prokurorëve publikë në afat prej 15 ditësh nuk e dorëzon mendimin, vazhdohet afati edhe për disa ditë, e nëse edhe pas atij afati nuk e dorëzon mendimin, atëherë konsiderohet se japin mendim pozitiv, por nëse nuk japin mendim pozitiv për asnjë kandidat, atëherë do të duhet të shpallet konkurs i ri, dhe kjo do të nënkuptonte prolongim, dhe do të ndikojë në procesin e reformave në gjyqësor – deklaroi Urania Pirovska, Komiteti i Helsinkit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button