Mungesa e kanalizimit dhe infrastrukturës rrezikon Çairin nga përmbytjet

Të reshurat e shiut që kanë përfshirë këto ditë Maqedonisë kanë nxjerrë në pah mangësitë infrastrukturorë të disa komunave shqiptare.

Në Komunën e Çairit nga mungesa e kanalizimit janë përmbytur rrugë të tëra dhe shtëpi. Alsat gjatë ditës ishte në lagjen e Seravës ku banorët i frikësohen çdo reshje dhe mobilizohen që uji të mos u futet brenda në shtëpi. Ata thonë se këtë problem e kanë tashmë një kohë të gjatë kurse pushteti lokal i ka lënë në harresë.

“Po kemi problem, hy në shtëpi, këtu ka qen si lum. Kur bie shi çdo herë kjo rrugë bëhet si lum”.

“Shiu çdo herë shkakton probleme në lagje dhe na hynë në shtëpia në bodrume, deri më tani nuk ka ardhur askush të na vizitojë ne nuk kemi shpresë”.

Ndërkohë në bulevardin Xhon Kenedi asfalti i shtruar së fundmi është deformuar si pasojë e reshjeve dhe kanalizimit që kalon nën të. Banorët ankohen për punë të papërgjegjshme dhe joprofesionale dhe kërkojnë llogari për këtë gjendje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button