Formimi i Qeverisë, raportuesit e Këshillit Evropian me porosi drejt forcave politike

Pas takimit treditor në Maqedoni, Liza Kristofen (Norvegji, grupa socialiste) dhe Valeriu Gilecki (Molldavi, Partia Popullore Evropiane) të cilët raportojnë në Parlamentin e Këshillit Evropian (PKE) për dialogun e postmonitorimit të Maqedonisë, nëpërmjet një kumtese të përbashkët kanë uruar formimin e Qeverisë së Maqedonisë duke treguar edhe prioritetet dhe duke drejtuar porosi ndaj krerëve institucional dhe politik, njofton Portalb.mk.

Formimi i Qeverisë: Shpresë e përfundimit të krizës politike, sundimit të së drejtës, zhvillimit demokratik dhe avansimit të të drejtave të njeriut

“Përgëzojmë për formimin e Qeverisë më 31 maj të 2017-s, duke theksuar se ajo do të sjell fundin e krizës politike, e cila shkatërroi funksionimin e institucioneve demokratike që nga prilli i 2014-s. Urojmë edhe gatishmërinë e kryeministrit Zoran Zaev për promovim të qeverisjes së përbashkët dhe punës për të mirën e të gjithë qytetarëve, që është çështje e rëndësishme për një shoqëri të ndarë. E nxisim koalicionin qeveritar të ndërtojë ura, t’i dëgjojë pakënaqësitë e shprehura të cilat vijnë nga pjesë të ndryshme të shoqërisë dhe të vazhdojnë me platformë politike në pikëpamje të sundimit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të cilat do të ndihmojnë në ndërtimin e kohezionit social që do të shërojnë plagët”, thuhet në kumtesën e tyre.

Realizim i Marrëveshjes së Përzhinos me përfshirje të të gjitha forcave politike kundrejt reformave gjyqësore, lirisë së mediave, depolitizimit institucional dhe decentralizimit efikas

“Shteti do të përballet me vështirësi të shumta ku duhet të zbatohen reforma për të cilat do të duhet përfshirje e të gjitha forcave politike, veçanërisht në raport me reformat në gjyqësor, përforcimit të lirisë së mediave, depolitizimit të institucioneve shtetërore dhe decentralizimit efikas. Më 2015/2016 faktori politik u pajtua që të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos dhe “prioritetet e reformave urgjente”, nën mbikëqyrje të Komisionit Evropian. Ne presim që ata ta mbajnë fjalën e dhënë  dhe ta lehtësojnë fillimin e reformave reale, të thella dhe të gjata, në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit në Venezuelës dhe mekanizmave tjerë për ndjekje të Këshillit Evropian”, thuhet ndër të tjerash në kumtesë.

PSP-së t’i mundësohet përfundim të procedurave e cila do të pasojë me revizion në ligjet për mbrotjen e privatësisë

Raportuesit e PKE-së i kanë kushtuar vëmendje edhe punës së Prokurorisë Speciale Publike duke njohur punën e Katica Janevës, “prokurori special për vepra kriminale e cila lidhet me përgjimet e paligjshme të bisedave” për të cilën raportuesit shpresojnë se procedurat e paligjshme në lidhje me përgjimet do të realizohen në mënyrë të drejtë, veçanërisht në gjykata. Ata gjithashtu presin që të bëhet revizion i ligjit për mbrojtjen e privatësisë dhe ligjit të mbrojtje së përdoruesve të informatave, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venezuelës, për përforcim të këtyre procedurave.

Përkahje për vazhdimin e mandatit të krerëve komunal

Raportuesit e PKE-së kanë biseduar me Komisionin Shtetëror Zgjedhor për punën e azhurimit të listave zgjedhore. Ata kanë përkrahur vendimin e Parlamentit që krerëve komunal t’ju vazhdohet kompetenca deri në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Gjatë kohës së raportimi të tyre, ata janë takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin, përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe politike, anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë në kuadër të PKE-së, me prokuroren speciale publike, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Këshillin Gjyqësor, Gjykatën e Apelit dhe përfaqësuesit e tjerë të pushtetit lokal dhe të organizatave joqeveritare e mediale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button