Lunaçek dënon ashpër sjelljen e Serbisë ndaj Jahjagës

Autoritetet e Serbisë i ndaluan ish-Presidentes Atifete Jahjaga që të marrë pjesë në një takim në Beograd. Eurodeputetja Ulrike Lunacek dënon ashpër këtë sjellje të Serbisë.

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte e ftuar për të promovuar librin “Unë dua të dëgjohem”, kushtuar rreth 20.000 femrave të dhunuara nga forcat serbe, gjatë luftës së Kosovës. Libri pritej të prezantohet sonte në Beograd, në kuadër të Festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, i cili po mbahet në kryeqytetin e Serbisë.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuese e posaçme për Kosovën, Ulrike Lunacek e ka dënuar ashpër sjelljen e autoriteteve serbe.

“Është plotësisht e papranueshme që ish-Presidnetes së Kosovës, Atifete Jahjaga, t’i pamundësohet nga autoritetet serbe pjesëmarrja në Festivalin „Mirëdita, Dobar Dan”, thotë Lunaçek në një prononcim për Dojçe Velen.

“Presidentja Jahjaga kishte për qëllim të prezantojë atje librin “Unë dua të dëgjohem”, për femrat e dhunuara dhe keqtrajtuara në Kosovë gjatë kohës së luftës. “Kjo sjellje e autoriteteve serbe është edhe një kundërshtim tjetër i marrëdhënieve të mira fqinjësore, për të cilat Beogradi është obliguar në dialogun e Brukselit me Kosovën të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, pohon Lunaçek, e cila kërkon që “autoritetet e Serbisë menjëherë të mundësojnë hyrjen e ish-Presidentes Jahjaga në Serbi me qëllim që sonte të mund të marrë pjesë në takimin ku është ftuar.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button