Policia turke ka sekuestruar 147 kilogramë hashash

Policia turke ka zbuluar dhe sekuestruar 147 kilogramë hashash. Droga ka qenë e fshehur në gomat e kamionëve, ndërsa shoferi është arrestuar.

Kamioni ka qarkulluar nga qyteti jugor Adana drejt Mersinit, ndërsa kontrolli policor është kryer në qytetin Saraçam.

Policia nuk ka zbuluar asgjë, por një qen i trajnuar special ka filluar të lehë para gomave të kamionit. Në katër gomat janë zbuluar gjithsej 147 kilogramë hashash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button