PTHP do ta ndjek gjyshin e Tamarës i cili tentoi ta vret Todorovin

Prokuroria Themelore Publike Shkup (PTHP) sot deklaroi se ka ngritur procedurë kundër personit i cili gjuajti me armë drejt ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, njofton Portalb.mk.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër personit i cili dje gjuajti me armë drejt ish ministrit të Shëndetësisë.

I dyshuari do të ndiqet penalisht për kryerjen e dy veprave penale edhe atë për “Vrasjen në bazë të nenit 123 në lidhje me nenin 19” dhe me “prodhim të paligjshëm, posedim dhe shitjen e armëve apo materieve shpërthyese sipas nenit 396” të Kodit Penal.

“Prokurori publik kompetent në gjykatë dorëzoi edhe propozim për përcaktimin e masës për paraburgim, sepse vlerësoi se janë përmbushur bazat ligjore për shqiptimin e tij”, deklaruan nga PTHP.

Ndryshe, dje ish ministri i Shëndetësisë, NIkolla Todorov para dorëzimit të funksionit të ministrit u sulmua nga gjyshi i Tamarës nga Velesi, e cila vdiq duke pritur vulën nga Ministria e Shëndetësisë për mjekim jashtë shtetit.

Ai drejt Todorovit gjuajti me dy plumba, por ish ministri nuk u lëndua. Sulmuesi u arrestua në vendngjarje.

LEXO: Gjyshi i Tamarës së ndjerë është personi që gjuajti me armë Todorovin (VIDEO)

LEXO: Nëna e Tamarës: E dënoj dhunën edhe pse është babai im

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button